DRAFT — në rishikim nga juristi. Ky tekst nuk është ende versioni përfundimtar dhe mund të ndryshojë.
Politika e privatësisë
Versioni i draftit: 16 nëntor 2026
1. Kush jemi dhe kush është përgjegjës për të dhënat
THEA është një platformë për klinika dentare dhe call center, e ofruar nga Kezjana Dardha PF (emri tregtar «Thea by K», NIPT M31731026C, Tiranë). Rolet për të dhënat personale janë të ndara:
- Pacientët e një klinike (agjenda, kartela, faturat, kujtesat): kontrollues është klinika.
- Kontaktet e një call center-i (leadet, fushatat, pëlqimet që mbledh salla, edhe kur rezervon një takim në Treg): kontrollues është call center-i. Kur pacienti pranon shprehimisht takimin te një klinikë e emërtuar, klinika bëhet kontrollues i pavarur për vizitën dhe i jep pacientit informativën e vet.
- iVoip është ofruesi teknik (softueri, hosting-u, telefonia, mbështetja). Për të dhënat e klinikave dhe të sallave përpunon vetëm sipas udhëzimeve të tyre, me marrëveshje përpunimi (GDPR neni 28; ligji 124/2024), dhe nuk i përdor për qëllime të veta. iVoip është kontrollues vetëm për formularët e kësaj faqeje dhe për administrimin e abonimeve (llogaritë e partnerëve dhe faturimi).
2. Formularët e kësaj faqeje (demo, kontakt, regjistrim partneri)
Kontrollues është iVoip. Mbledhim: emrin, organizatën, email-in, telefonin, qytetin dhe mesazhin; për regjistrimin e partnerit edhe emrin e subjektit, NIPT-in, numrin e licencës (klinikat) dhe paketën e zgjedhur. Baza: kërkesa juaj dhe masat para-kontraktuale (verifikimi i subjektit para hapjes së llogarisë). Nuk i shesim dhe nuk i japim të dhënat për marketing të palëve të treta.
3. Tregu sallë ↔ klinikë
- Tregu është një vend takimi mes partnerëve: klinikat publikojnë ofertat, call center-at zgjedhin. Platforma nuk zgjedh klinikën në vend të pacientit dhe nuk merr pjesë në pagesat mes palëve.
- Para çdo rezervimi, salla regjistron pëlqimin e pacientit me tekstin e skriptit, kohën dhe burimin, në një regjistër që nuk ndryshohet. Pa pëlqim nuk ka rezervim.
- Thirrjet drejt Italisë bëhen vetëm brenda orarit të lejuar, pas kontrollit në Registro Pubblico delle Opposizioni dhe nga një numër shqiptar (+355); operatorët ndodhen në Shqipëri, jashtë Bashkimit Evropian. Voicebot-i përdoret vetëm me pëlqim paraprak dhe e deklaron që është asistent me inteligjencë artificiale.
- Klinika merr të dhënat e pacientit vetëm pasi ai pranon takimin te ajo klinikë; transferimi bëhet me klauzolat standarde kontraktuale të Komisionit Evropian kur aplikohen.
- Çdo «mos më telefononi» ose «STOP» respektohet në gjithë platformën; numri ruhet vetëm si gjurmë e koduar në listën përkatëse.
4. Sa kohë i ruajmë të dhënat e faqes
- Kërkesat e demos dhe të kontaktit: deri në 24 muaj, ose më pak nëse kërkoni fshirjen.
- Regjistrimet e refuzuara: deri në 12 muaj, për të shmangur abuzimet.
- Të dhënat teknike të kufizimit të kërkesave (IP): rreth 2 ditë.
5. Cookie
Vetëm cookie teknike të domosdoshme (sesioni dhe mbrojtja e formularëve). Nuk përdorim cookie reklamash apo analitike.
6. Mesazhet WhatsApp të klinikave
Kujtesat që klinikat dërgojnë me WhatsApp përmbajnë vetëm datën, orën dhe klinikën, kurrë diagnoza apo trajtime, dhe mund t’i ndaloni me «STOP».
7. Të drejtat tuaja
Keni të drejtë për akses, korrigjim, fshirje, kufizim, kundërshtim, transportueshmëri dhe tërheqje të pëlqimit në çdo kohë. Për të dhënat e një klinike ose sallë drejtojuni asaj; për formularët e kësaj faqeje shkruani te dental@ivoip.eu. Mund të ankoheni te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (Shqipëri) ose te Garante per la protezione dei dati personali (Itali).
8. Ku ruhen të dhënat
Në serverë brenda Bashkimit Evropian (Gjermani), të administruar nga iVoip si ofrues teknik. Masat e sigurisë: lidhje e koduar, kontroll aksesi sipas roleve, izolim mes partnerëve, kopje rezervë çdo natë dhe log i pandryshueshëm i pëlqimeve.